-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ekzekutuan djalin, babai: Dënojini ose do t’i vras vetë

Kryesoret

Ditën e sotme u zhvillua seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë për autorët e dyshuar të vrasjes së Fation Bicit në Gramsh. Katër autorët e dyshuar janë dënuar me 46 muaj burg.

Babai i Fationit, Mustafa Bici ka shprehur se nuk është dakort me vendimin. Ai ka thënë se është vrarë për së dyti dhe nuk duron dot më.

“Kam heshtur po më shkelën me këmbë, nuk ka më drejtësi. Krimineli është liruar dhe bën gjumin në shtëpi. Të merren masa ose do të bëj vrasje”, ka thënë babai i Fationit.

Fation Bici u vra me thikë në 16 maj të vitit 2023 pak metra larg shkollës në lulishten e qytetit të Gramshit, ku katër autorë të moshës 15-16 vjeç i bënë pritë kushëririt të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit