Shtatë bashki do të drejtohen nga gratë në katër vitet e ardhshme. Të gjitha janë zgjedhur si kandidate të Partisë Socialiste. Kurbini, Klosi, Bulqiza, Durrësi, Lushnja, Roskoveci dhe Dimali u kanë besuar zonjave edhe një tjetër mandat. Në total PS mori 53 bashki, prej të cilave 46 do të drejtohen nga burrat dhe shtatë nga gratë. Numri është mjaft i vogël referuar balancës në qeveri, që Edi Rama e ka shitur si model Shqipërinë.
Gratë që fituan mandatin si kryetare bashkie
Bashkia Kurbin – Majlinda Cara e PS me 51.22%
Bashkia Klos – Valbona Kola e PS me 56.07%
Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri e PS me 60.27%
Bashkia Durrës – Emiriana Sako e PS me 55.54%
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa e PS me 62.64%
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi e PS me 52.52%
Bashkia Dimal – Juljana Memaj e PS me 50.85%