Një ditë më parë në Fushë Kuqe u qëllua me armë zjarri pistoletë në drejtim të makinës së ish-deputetit Armando Prenga, i cili ishte brenda, por fatmirësisht shpëtoi pa pasoja.
Në kërkim u shpall 29-vjeçari, Fatbardh Ismaili. Pikënisja e sherrit dyshohet se ka qenë te fushata e zgjedhjeve lokale dhe më saktësisht tek numërimi i votave në Kurbin, ku kandidonte Majlinda Cara përballë Behar Haxhisë.
“Dy persona të panjohur me pak mjekër dhe me kapele në kokë me përshëndetën para bar-kafe “Dublini” në Laç dhe mu drejtuan me fjalët” A ka mundësi një minutë?“.
Unë i pyeta “çfarë problemi ka?” dhe ata u përgjigjën me fjalët “Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoje“ dhe në këtë moment u larguan pa më thënë gjë tjetër”, ka deklaruar Islam Ismajli, i ati i djalit që dyshohet se bëri atentatin.
Përplasja me krahun e Prengës më pas është zhvendosur në një nga KZAZ-të ku po numëroheshin votat. Dhe i riu nuk e la me kaq, por një ditë më pas mori armën dhe doli duke i bërë pritë.