-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Alibeaj mori 220 mijë euro nga Rama për shërbimin në zgjedhje

Kryesoret

Sali Berisha sot doli përpara mediave me një alibi të re për humbjen e thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ndryshimi i qendrave të votimit. Ish-kryeministri tha se qeveria i ndryshoi me qëllim qendrat e votimit për një milion qytetarë në zona dhe qytete të ndryshme duke lënë sipas tij pa votuar 200 mijë persona.

“Edi Rama dhe ministri Çuçi ndryshuan qendrat e votimit të një milion qytetarëve. Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të së paku 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e qytetarëve ishin transferuar në zona dhe qytete të tjera pa asnjë paralajmërim. 180 mijë shqiptarë nuk votuan për këtë shkak” tha ai.

I pyetur nëse do të pranojë të negociojë me PD-në zyrtare, Berisha kishte një kusht që lidhet me dy emra. “Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD, njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha, që mori sot shpërblim nga Rama 220 mijë Euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët, për debat, negociata, për çfarë të dëshirojnë. Ky është qëndrimi ynë. Por dy persona, pengje të Ramës u përdorën pa mëshirë nga ai për të goditur opozitën. Ata të dy janë vetëlarguar nga PD” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit