-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi tregon çfarë bisedoi me shefen e ODIHR-it

Kryesoret

Kryekomisjoneri i KQZ-së Ilirian Celibashi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE, Audrey Glover.

Në një postim në facebook, Celibashi shkruan se me Glover, ka diskutuar rreth procesit zgjedhor duke shtuar se ka deklaruar se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

Reagimi i plotë: 

Pritëm sot në KQZ Shqiperi drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve #Vendore14Maj2023.

Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit