Pasditen e sotme Himara ishte sërish në qendër të vëmendjes për shkak se IKMT çoi disa fadroma për të shembur një hotel, sipas tyre pa leje. Hoteli është në pronësi të Fjorentin Belit. Reagimet ishin të shumta.
Vetë pronari e cilësoi hakmarrje pasi kishte qenë komisioner për numërimin e votave për Fredi Belerin, që fitoi zgjedhjet nga burgu. Reagoi edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, që tha se po ndjek situatën.
Sot aksioni nuk raportohet që të ketë vazhduar. Paraprakisht mësohet se punonjësit e IKMT-së i kanë thënë pronarit se aksionin e nisur dje pasdite do ta vazhdojë në shtator kur të mbyllet sezoni turistik.
IKMT çon fadromat në Himarë, Greqia lëshon një tjetër kërcënim