-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meridiani i hedh kunjin e radhës Luizit

Kryesoret

I ftuar në “Shqipëria Live”, Luiz Ejlli la të kuptohet se mes tij dhe Meridian Ramçajt nuk ka miqësi, ndryshe nga sa është shprehur ky i fundit.

“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty (i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, tha Luizi në Shqipëria Live.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sërish Meridiani. Në një video të publikuar në Instagram, ai shkruan: “Jam mësuar t’u jap njerëzve kohë, shance të dyta dhe të treta për të mos patur hapsirë për të thënë e bëra gabim. Pasi diçka e përsëritur shumë herë nuk është gabim, por i qëllimshëm”.

Në një tjetër postim, Meridiani shkruan: “Kur të kapin ethet e së vërtetës”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit