-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iku Alibeaj/ Salianji: Nuk do të jem kryetar i grupit të PD-së

Kryesoret

Nuk do të jem kryetar i grupit të PD-së edhe pse e cakton statuti”. Kështu deklaroi sot deputeti i PD-së, Ervin Salianji pas largimit të Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe i PD-së zyrtare.

Ervin Salianji kërkoi që kolegët e tij të mbajnë përgjegjësi për disfatat që pësuan në zonat e tyre. Vetë Salianji ishte në Kavajë i deleguar ku Fisnik Qosja arriti që të mposhte socialistët.

Mendoj që është momenti që të kemi ndryshime reale dhe përgjegjësinë gjithsecili ta shikojë në zonat e tij dhe që e ka dëmtuar PD-në që të kërkojë llogari. Deputetë të PD-së që nuk bëjnë asnjë ditë fushatë. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër.

Së pari të mbajnë përgjegjësi dhe ata që kanë pasur përgjegjësi konkrete në raport me rezultatin. Rama përdor bandat, paratë, administrata, shtabet, krimi, por përtej këtyre PD dhe opozita duhet të gjejë mekanizmat për të tejkaluar vetveten.

Gjithsecili që ka ambicie apo skema për të përfituar nga ky momenti i dobët duhet të reflektojë për interes të demokratëve. Opozita duhet të merret me veten” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit