Shtyhet seanca e gjyqit në themel kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Avokati i tij, Plarent Ndreca u shpreh se klienti i tij, Veliaj nuk u paraqit në gjyq për shkak se po lexon dosjen me ritëm të lartë, pasi është voluminoze.
“Erion Veliaj po lexon dosjen me një ritëm të lartë. Veliaj kërkon që gjyqi të jetë publik dhe LIVE, pasi qytetarët meritojnë të dinë se cila është e vërteta. Erion Veliaj po lexon 200-300 faqe në ditë nga dosja, po lexon me një ritëm të lartë. Dosja është voluminoze. Mua nuk më është vendosur në dispozicion dosja” tha Ndreca.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.









