-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gradat dhe pagat/ Si qëndron e vërteta e protestës së RENEA-s?

Kryesoret

Paraditen e sotme në disa media u shpërnda një lajm që theksonte se efektivët e RENEA-s kanë paralajmëruar dhe po bëhen gati për protestë me argumentin se ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga dhe se do të marrin grada.

Madje u vendos edhe vendi. Protesta, nëse nuk përmbushet premtimi do të bëhet te Ministria e Brendshme. Por si qëndron e vërteta e lajmit për protestën e mundshme? “5Pyetjet.al” kontaktoi me zotin Sadedin Fishta, Kryetar i Sindikatës së Policisë. Ai sqaroi se debati lidhet me gradat dhe protesta është ende shumë larg nëse do të bëhet.

Mos i ekzagjeroni gjërat, akoma nuk kanë ardhur urdhrat. Presim që të zbatohet dhe çfarë do të jepet. Është në aplikim, do të aplikohet për dhënien e gradave dhe u la që do të jepen pas zgjedhjeve. E drejta do u fillojë që nga momenti që e ka vendosur VKM-ja.

Ajo që po qarkullon është që ka policë që marrin në telefon… Nesër do të shkoj t’i takoj. Kërkesa e parë do i shkojë në formë administrative drejtorit. Protesta nuk bëhet “tak fat”, përgatiten kushtet, interpretohet juridikisht njëherë, pastaj bëhen të tjerat” tha ai.

Por a mund të protestojë RENEA? “Kanë të drejtë për tubim dhe protestë. Është e drejtë e ligjshme e tyre. Jashtë orarit të punës. Tubimi bëhet pa uniformë dhe armatim. Edhe greva është e parashikuar me ligj. Por me marrëveshje, pasi disa struktura në emergjencë e kanë të ndaluar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit