Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi dje një aksion në Dhërmi duke rrethuar hotelin e Fjorentin Belit. Vetë pronari dhe sot kreu i PDBNJ, Vangjel Dule e cilësuan hakmarrje politike, pasi djali i biznesmenit kishte qenë numërues në krahun e Fredi Belerit që fitoi nga burgu.
“Himara më kujtonte 1945. U surgjynosën. Në krye të kësaj atëherë ishte Spiro Koleka. Një i mençur më tha “mirë këtë herë nuk kemi pushkatime”.
IKMT ka filluar operacion hakmarrëse. Një objekt i legalizuar. Shteti ka vjelë të gjitha detyrimet. Cili ishte mëkati? Thjeshtë i biri i pronarit kishte qenë numërues ku Fredi Beleri u shpall fitues. Lironi Fredi Belerin” tha ai.
Έστειλα τον ΓΓ του ΥΠΕΞ στην Αλβανία, διότι το ζήτημα των συλλήψεων είναι εξαιρετικά σοβαρό, όπως και το ζήτημα των κατεδαφίσεων στη Χειμάρρα. Πλέον είναι φανερό ότι ο Δήμαρχος Χειμάρρας Φρ.Μπελέρης πρέπει να αφεθεί ελεύθερος. Θα θέσω το ζήτημα τη Δευτέρα στο ΣΕΥ της ΕΕ. Πρέπει… pic.twitter.com/xbTNWkUrT6
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 17, 2023
Për nisjen e aksionit të IMT-së reagoi edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias. “Në Shqipëri dërgova Sekretarin e Ministrisë së Jashtme, sepse çështja e arrestimeve është jashtëzakonisht e rëndë, siç është çështja e shembjeve në Himarë.
Tashmë është e qartë se kryetari i Bashkisë së Himarës, Beleri duhet të lirohet. Do ta ngre këtë çështje të hënën me Bruksel, duhet të kemi llogari të mira për të qenë miq të mirë” tha ai.