Jurgen Klopp është gjobitur nga FA për komentet që bëri ndaj gjyqtarit Paul Tierney pas fitores 4-3 ndaj Tottenhamit në fund të prillit.
Klopp tha se gjyqtari i ndeshjes “kishte një axhendë” kundër klubit të tij, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në sezonet e mëparshme.
Për komente të tilla, FA e dënoi atë me dy ndeshje dhe 75,000 funte.
Klopp kështu do të humbasë një nga dy ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në të cilin skuadra e tij do të luftojë për një vend në Champions League pasi që dënimi është me kusht dhe nëse përsëritet mund ta pres një dënim madh.
Liverpool ka një ndeshje më shumë dhe një pikë më pak se Newcastle dhe Manchester United që janë të tretët dhe të katërt.
Liverpooli luan ndaj Aston Vilës dhe Southamptonit.