-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më shau nga robt”! Flet adoleshenti që vrau 16-vjeçarin: M’u errën sytë, i futa thikën

Kryesoret

Ekzekutimi me thikë i adoleshentit Fatjon Bici tronditi qytetin e vogël të Gramshit dy ditë më parë. Autori i dyshuar me inicialet E.K. së bashku me shokët që morën pjesë në ngjarje janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave. Në dëshminë e parë pas ngjarjes autori ka deklaruar se Bicin e qëlloi pasi sipas tij e kishte sharë nga familja në momentin që ishte drejtuar për tek shkolla për t’u sqaruar për një sherr të ndodhur disa javë më parë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit.

“Sapo janë afruar, ka filluar të flasë për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me të, e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela. Deklaron se personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kaçurrela.

Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur një tjetër prej adoleshentëve me grusht në bark. Kur na kapi policia e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte policia, unë hodha thikën e gjakosur, ai tjetri kishte hedhur dorezën që kishte dhe tjetri kishte hedhur thikën e tij” mësohet se ka thënë adoleshenti që është i dyshuari kryesor për vrasjen.

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, flet babai i autorit të krimit: Jam i tronditur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit