-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka festë në BayArena, Roma prek finalen e Europa League

Kryesoret

Bayer Leverkusen ka mbyllur rrugëtimin e tij për këtë sezon në Europa League duke i dhuruar një biletë për në finale Romës.

Mbrëmja e sotme u mbyll pa gola dhe rezultati 1-0 i fituar në Olimpico i siguroi Romës një vend për më tej. Ende nuk dihet se kush do të jetë rivali i saj pasi ndeshja Juventus-Sevilla vijon të luhet në minutat shtesë.

Pjesa e parë nuk është se solli raste, me gjermanët që kishin më shumë nga loja. Moussa Diaby rrezikoi në minutën e 12-të, por që Rui Patricio ishte në vend.

Edhe në pjesën e dytë gjermanët ishin më kërkues, sidomos në minuta e fundi. Serdar Azmoun dhe Jeremie Frimpong kishin raste, po që dështuan të shënonin.

Roma e Jose Mourinhos kalon në finalen e dytë evropiane për të dytin vit me radhë, pasi sezonin e shkuar shkuan dhe fituan në Ligën e Konferencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit