-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Olta nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë”, Gerta Gixhari tregon raportet me të motrën

Kryesoret

Shumë është diskutuar në media marrëdhënia e Olta Gixharit me motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari për faktin se ato nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën.

Gjatë kohës që Olta Gixhari ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kjo temë u bë kryefjalë e mediave, për faktin se motrat nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën. Për këtë arsye në rrjet u përfol se marrëdhënia mes dy motrave ishte e krisur.

E ftuar në një emision, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në Instagram prej vitesh.

Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “follow” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konfikt mes tyre.

Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi folloëwdo duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë.Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”, u shpreh Gerta.

Përmes kësaj deklarate Gerta ka treguar kështu se çdo gjë mes tyre është shumë mirë duke hedhur poshtë çdo spekulim për to

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit