Policia australiane ka ka plagues një grua 95-vjeçare në një azil ku ajo jetonte.
Gruaja 95-vjeçare, e cila vuan nga demenca, besohet se është parë duke mbajtur një thikë në shtëpinë e të moshuarve Yallamboo Lodge në qytetin Cooma, 300 km në jug-perëndim të Sidneit, të mërkurën.
Ajo është në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën. Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri me dije se ka nisur një hetim për një “incident të rëndë”, përfundimet e të cilit do të shqyrtohen nga një autoritet i pavarur, sipas raporteve nga mediat.