Silvio Berlusconi pas më shumë se një muaj në spital pritet që të premten të dalë nga spitali San Raffaele në Milano.
Sipas mediave italiane, për kreun e Forza Italia gjendja është më e mirë ndaj mund të dalë nga spitali ku u shtrua më 5 prill, për shkak të pneumonisë së shkaktuar si pasojë nga leucemia nga e cila vuan.
Berlusconi vazhdon të trajtohet për sëmundjen nga e cila vuan. Orët e ardhshme do të përcaktojnë nëse ai do të lirohet me siguri.