-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria qendër diskutimesh në Senatin Amerikan, Escobar: I gjithë rajoni vuan nga mungesa e rendit

Kryesoret

Ditën e zhvilluar Senati Amerikan ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth Shqipërisë.

Senatori, Tim Kine ka pyetur Gabriel Escobar në lidhje me bandat dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Escobar u shpreh se kjo është një çështje serioze por që nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Ai gjithashtu ka shtuar se SPAK po punon kundër krimit.

Tim Kine: Në udhëtimet e mia dëgjoj se ka angazhim të bandat ballkanase sidomos me fokus në Shqipëri që kryejnë trafik të lëndëve narkotike. A ka diçka në lidhje me këtë çështje?

Gabriel Escobar: Është çështje serioze. Nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, të gjitha vendet në rajon vuajnë nga korrupsioni, mungesa e rendit dhe ligjit, që ndihmon një aktivitet të tillë. Kemi bashkëpunim të mirë me vendet, një pjesë e saj është pasi kemi punuar me ta dhe i kemi fuqizuar në shkëmbimin e informatave për krime komplekse. Sidomos në Shqipëri po shohim krijimin e një organi anti-korrupsion që ka pasur disa suksese dhe po punojmë me BE për të forcuar këtë organ dhe për të krijuar mundësinë për shkëmbimin e informacioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit