14 të vdekur, të zhdukur dhe mbi 15 të evakuuar. Kjo është panorama e bilancit tragjik nga përmbytjet në Itali. Në disa zona tashmë të prekura nga përmbytjet, reshjet e shiut po rikthehen dhe frika po shtohet tek popullata. Mbi 15,000 janë të zhvendosur, ndërsa ushqimi dhe uji janë të pakta në zonën e Ravenës, sipas mediave italiane.
Gjithashtu gjatë natës ka pasur përmbytje të cilat kanë detyruar evakuime të reja. Shumë qytete, shtëpi dhe lagje mbeten pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ndërsa disa fshatra janë të izoluar për shkak të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në zonën e Forlit.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet ka shkuar në 14, me zbulimin e një tjetër viktimë në Faenza. Por ende ka disa të zhdukur. Presidenti Macron tha se Franca është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të dobishme.