-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bombat” e “New York Times” për Vuçiçin, zyrtari i SHBA: Janë të vërteta

Kryesoret

Komisioni i Jashtëm i Senatit amerikan u mblodh në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor. Kryetari i këtij komisioni, Robert Menendez ishte kritik për qasjen e administratës amerikane ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në nisje të seancës, ai i drejtoi një pyetje direkte këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Robert Menendez: Një raportim i detajuar nga ‘Neë York Times’ para disa javësh flet për lidhjet mes qeverisë serbe dhe bandave të dhunshme në Serbi dhe në veri të Kosovës, duke kryer vrasje dhe intimiduar rivalët në politikë dhe media. A është ky raport i besueshëm?

“Ne besojmë se është. Nuk mund të flas për specifikat e artikullit, por ka shumë korrupsion…” tha Derek Chollet.

“Me kontrollin e mediave dhe shtypjen e shoqërisë civile, Vuçiç vazhdon të ndjekë narrativën e serbëve nacionaliste, duke treguar për vizionin e ‘Serbisë së madhe’, ngjashëm si Putini për ‘Rusinë e madhe’.

Ai nuk e ka fshehur lidhjen me Putinin. Ka udhëtuar në Moskë për tregti, refuzoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë. Duam të shohim nga dëshmitarët cili është plani për të ecur para. Shoh se shumica e presionit i bëhet Kosovës për Asociacionin, që e pranoj se Kosova e ka pranuar këtë marrëveshje më herët.

Por, më duket se nuk ka fare presion ndaj Beogradit, apo plan apo garanci se Asociacioni s’do të jetë një Republika Sërpska tjetër. Po shoh pak presion ndaj liderit, të cilin ‘Neë York Times’ e portretizoi për lidhjet me botën e krimit të organizuar në Serbi”, tha Menendez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit