-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëbohet përjetë organizatori i vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg për jetë Aurel Hoxhallarin, që akuzohet se ishte organizatori i vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë. Ekzekutori ishte një komando, Efthimio Efthimiu, ish-pjesëtar i Forcave Speciale Greke, që gjithashtu u dënua përjetë. Ngjarja ndodhi në 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë të Devi Kasmit. Bashkëpunëtori në krim Elton Halipajn u dënua me 33 vjet burgim. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë dhe pas si organizatori “de facto” dyshohet se është një figurë e njohur e botës së krimit.

GJYKATA VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 1, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

1.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

2.Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari me burgim të përjetshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit