Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi mori peng një 53-vjeçar duke e mbyllur në një banesë private. I arrestuari është A. T. 23 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë 53-vjeçari është takuar me 23-vjeçarin te zona e “Brrylit” pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas i riu duke e kanosur me thikë, e ka dërguar në një banesë private, në zonën e “Ali Demit”, ku më pas i ka marrë me dhunë telefonin.
Pas sinjalizimit, policia ndërhyri duke liruar pengun dhe arrestuan të riun. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe thika.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.