Policia e Shkodrës ka arrestuar Elson Zaganjorin, 35-vjeç , pasi ka përndjekur 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tre mujore.
Policia u vu në lëvizje pas kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, se një person iu dërgonte përmes rrjeteve sociale materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme.
Njoftimi nga policia
Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.