Moti i keq ka mbërthyer Italinë. Më shumë përmbytje dhe evakuime, edhe mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm në provincën e Ravenës. Në ditën e katërt të përmbytjes që goditi rajonin, ka ende një alarm moti: shiu është kthyer.
Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa ka ende të zhdukur që nuk dihet fati i tyre. Të shpërngulurit janë mbi 10 mijë. Dëme miliarda euro. Qeveria do të kërkojë aktivizimin e Fondit Evropian të Solidaritetit.
Pritet q ë të shpallet gjendja e fatkeqësisë. Alarmi i kuq vazhdon që të jetë në disa zona, rreziku nuk ka kaluar. Portokalli në Lombardi. E verdha në Abruzzo, Basilicata, Marche, Molise, Piemonte dhe Toskana.









