Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin në lidhje me kallëzimet penale që janë regjistruar përgjatë procesit zgjedhor, ku më së shumti janë bërë në qytetin e Elbasanit. Në total janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia.
Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:
5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër;
1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.
Prokuroria thotë se është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. U është atribuuar vepra penale 25 personave.
Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.









