Edi Rama shkoi sot në Shkodër për të falënderuar qytetarët e kryeqendrës së veriut për mbështetjen në zgjedhjet e 14 Majit, që i dhanë fitoren për herë të parë të bashkisë. Kishte disa porosi për kryetarin e ri, kryesorja që të mos largojnë gratë nga administrata e bashkisë.
I dha fitoren në Shkodër! Kush ishte njeriu kryesor që mungoi në festën e Becit?
“Benet mos shiko njerëz, të majtë apo të djathtë, bashkoi të gjithë, të gjithë të ndihen të përfaqësuar. Duhet me pasur shumë kujdes me gratë, mos me ngacmuar apo me hequr nga puna, duhet mbrojtur dhe motivuar. Se për kë votojnë…se ti (i thotë Benetit) ke votuar vetë për PD-në” tha ai mes batutave dhe të qeshurave.