-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehen barrierat serbe për prodhimet nga Kosova!

Kryesoret

Shteti serb sërish ka vendosur barriera jotarifore ndaj prodhimeve kosovare. Vendimi i fundit i autoriteteve serbe është që çdo produkt që hyn në këtë shtet nga Kosova, duhet t`i bëhet analiza laboratorike dhe deri në marrjen e analizave, produktet në fjalë duhet të bllokohen në depot doganore. Prodhuesit thonë se ky vendim i Serbisë është i papërballueshëm dhe se vjen në një moment kur ka një rritje të eksporteve në këtë shtet.

Serbia ka vendosur sërish barriera ndaj prodhimeve kosovare. Pronari i fabrikës së vajit në Kosovë, Berat Mustafa, thotë se ka disa javë që autoritetet serbe kanë vendosur procedura burokratike të pajustifikueshme. Konkretisht sipas tij, çdo kamion me vaj që eksportohet në Serbi, është e detyruar që t’u bëjë analizë laboratorike dhe deri në marrjen e rezultateve po u bllokohen produktet me javë të tëra në depo.

Mustafa pohon se i ka njoftuar institucionet e Kosovës për këtë situatë dhe kërkon reagim të shpejtë nga shteti. Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se kjo  barrierë e Serbisë duhet sa më parë të eliminohet. Prodhuesit vendorë kërkojnë reagim të shpejtë nga shteti i Kosovës për këtë situatë të krijuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit