Taulant Stërmasi është zgjedhur Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës. Trajneri mundi në garë Ferdinad Canajn dhe Artan Shytin. Gjithçka u vendos në raundin e dytë të votimeve pasi në raundin e parë asnjë nga kandidaturat nuk i plotësoi 2/3 e votave.
Taulant Stërmasi do të jetë në krye të federatës së atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Taulant Stërmasi do të zëvendësojë në këtë detyre Gjergj Rulin, i cili është pezulluar nga njësia e integritetit të atletikës deri më datën 8 dhjetor të vitit 2026, së bashku me Nikolin Dionisi i cili mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm. Dionisi është pezulluar deri më 5 prill 2028.