Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka marrë rrugën drejt Gjermanisë por këtë herë jo për të luajtur me fanellën e Borussia Mounchengladbach.
Është trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso që e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës, marrëdhënia e të cilit me Arsenalin duket se është në hapat e fundit.
Alonso e konsideron Xhakën si njeriun rreth të cilit do të ndërtohet skuadra e re që ai ka në kokë dhe “Aspirinat” janë gati të paguajnë plot 15 milionë euro për ta bashkuar me skuadrën që nuk arriti të kualifikohej në finalen e Europa League.
Lajmi konfirmohet edhe nga mediat zvicerane që e cilësojnë të mbyllur marrëveshjen e cila do të zyrtarizohet menjëherë në 1 korrik kur të mbyllet edhe bashkëpunimi i lojtarit shqiptar me Arsenalin.