-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj i “sulet” Berishës: Je zhytur në disfatë o humbës i madh

Kryesoret

Ish-kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ashpër Sali Berishës, i cili e akuzoi sot deputetin demokrat së bashku me Lulzim Bashën, si dy tradhtarët që shitën opozitën tek Edi Rama. Dy ditë më parë, Berisha doli edhe me shuma konkrete duke thënë se Enkelejd Alibeaj mori 220 mijë euro për shërbimin në zgjedhjet e 14 Majit. Por ish-kryetari i grupit të PD-së, thotë se Berisha është i zhytur në disfatë.

Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit