-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët: Rama më shumë u afrua me Vuçiçin se me Kurtin

Kryesoret

Shqipëria duhet të ketë rol më pro aktiv në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Tiranë. Sipas tyre, me intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe me diskutimet për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Shqipëria duhet të angazhohet më shumë për të lobuar tek aleatët ndërkombëtarë që Asociacioni të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Analisti politik në Shqipëri, Lutfi Dervishi, ka thënë se Shqipëria ka një pozicion delikat në raport me dialogun Kosovë-Serbi, pikërisht për shkak të afërsisë së kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Është e tepërt të thuhet se Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës. Për fat të keq, kjo është minuar si thënie, po të marrin si shembull vetëm Ballkanin e Hapur. Shqipëria tashmë ka një pozicion delikat ndërkombëtar, pasi më shumë është afruar kryeministri me presidentin e Serbisë sesa me kryeministrin e Kosovës në këtë proces. Por thënë këtë, intensifikimi i dialogut, takimeve, mbledhjeve të përbashkëta qeveritare duhet të çojnë në produkte konkrete. Do të duhej të bëhet më pak fjalë dhe më shumë punë në kuptim të integrimit të dy ekonomive”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, Dervishi thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë. “Është gjë e mirë që Kosova duhet të paraqesë vet një draft dhe të jetë i gjithi në përputhje me Kushtetutën. Por ka një histori që po zvarritet, Kosova e pavarur është një realitet që daton që nga fundi i shekullit të kaluar. Ajo çfarë kërkon Kosova në këtë proces është e qartë, një njohje. Kurse ajo çka kërkon Serbia nuk është krejt e qartë, pasi kërkon gjithmonë që të ketë një gozhdë në Kosovë që të përdorë për interesat e veta”, theksoi Dervishi për Kosovapress.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit