Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Duke filluar nga dita e diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura, sipas institutit të Gjeoshkencave.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.