-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Mosbindje! Do të nisem për Kavajë

Kryesoret

Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Sipas tij duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile.

Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013. Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë.

Berisha: Votimi duhet të bëhet me detyrim

Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj.

Kjo është bindja ime më e thellë. Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës.

Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia” tha ai.

Gati për nisjen e protestave? Berisha zbulon strategjinë e re kundër Ramës

I pyetur nëse do të ketë një turn falënderimi, sikur po bën Edi Rama në bashkitë që fitoi, Sali Berisha pranoi se në ditët në vazhdim do të shkojë në Kavajë. “Do të shkoj ti falënderoj dhe ti uroj sapo të lirohem pak. Janë disa bashki. Është Mirdita” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit