-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër radha e Greqisë për zgjedhje, cilët janë kandidatët në garë?

Kryesoret

Katërmbëdhjetë vjet pas një krize borxhi shumë familje greke sot po ndjejnë peshën më të madhe të inflacionit. Niki Klaoudatou shprehet se shqetësohet më shumë për paratë tani sesa gjatë viteve më të këqija të rënies ekonomike të vendit.

Përpara zgjedhjeve të 21 Majit, kriza e kostos së jetesës është më e rëndësishmja në mendjet e votuesve. Ndërsa miliona njerëz në të gjithë Evropën po luftojnë me çmimet në rritje, veçanërisht për energjinë dhe ushqimin, trazirat financiare të dekadës së fundit kanë përforcuar krizën në Greqi.

Një sondazh më 6 Maj tregoi se Demokracia e Re konservatore në pushtet do të merrte 36.9% të votave më 21 Maj, krahasuar me 30.4% për të majtën Syriza, rivalin e saj kryesor. Megjithatë, partitë më të vogla, përfshirë PASOK-un socialist dikur dominues, po fitojnë gjithashtu terren.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka rritur pagën minimale dhe pensionet dhe ka premtuar të bëjë më shumë nëse rizgjedhet.  Paga minimale në shtetin fqinj u rrit me 9.4% pra në vlerën e 780 Euro. Në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 Euro. Ndryshimi filloi nga muaji Prill dhe është hera e tretë që qeverisja e Mitsotakis aplikon rritje të pagës minimale.

Rivali i tij kryesor, i majti Alexis Tsipras, i cili qeverisi gjatë periudhës 2015-2019, është zotuar gjithashtu të rrisë pensionet dhe pagën minimale dhe të indeksojë pagat me inflacionin. Eurostat, agjencia e statistikave e BE-së, thotë se 36.4 për qind e grekëve kishin fatura të mbartura të papaguara në vitin 2021, përqindja më e lartë në bllokun 27 anëtarësh.

Kostot e strehimit që përfaqësojnë më shumë se 40 për qind të të ardhurave të tyre ishte gjithashtu më e madhja në BE, me 32.4% të familjeve greke krahasuar me një mesatare të BE-së prej 10.4%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit