Katër persona kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të një helikopteri në Emilia Romagna. Ditët e fundit rajoni i Ravenës në Itali është goditur nga moti i keq dhe përmbytjet.
Helikopteri po përpiqej të rregullonte problemet me energjinë në zonë, pasi erërat e forta dhe shiu detyruan një ulje emergjente. Gjatë uljes, ai u rrëzua.
Të plagosurit janë transportuar me helikopter në spital. Sipas mediave italiane, helikopteri është i një kompanie private.