Të premten në Pejë janë arrestuar dy persona pasi pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.
Policia e Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur e konfiskuar një gëzhojë, kurse s’është raportuar për të lënduar.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në qeli”, thuhet në raport.