Kryetari i Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, Anton Prekaj ka denoncuar procesin zgjedhor që u zhvillua në Elbasan në zgjedhjet lokale që u zhvilluar të dielën që lam pas.
“Nga Komisionet e Qendrave të Votimit janë dorëzuar në KZAZ 47, 72 pajisje elektronike të votimit dhe numërimit (PENV), pa vulë sigurie, shkelje e rëndë kjo e pasqyruar në pr verbalet përkatëse të dorëzuara në KQZ
Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ne 47, ka certifikuar rezultatin e nxjerrë nga operatorët, të cilat janë depozituar në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ
Ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, na është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ne i kemi certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483.
Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unnim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime.Unë dhe komisionerët e opozitës kemi refuzuar me arësyetimin se nuk mund të nxirren tabela rezultatesh te ndryshme për të njëjtën QV, duke i kërkuar KQZ që ata të korrigjojnë tabelat finale bazuar edhe në Kodin Zgjedhor.
Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale.
Denoncoj këto praktika të dyshimta, që vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan.”, tha ai.