-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati virtual me Zhaklinën, Nita: Kishte shumë agresivitet dhe ofendime

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur 25 pyetjeve që lidhen me karrierën dhe jetën e saj në përgjithësi.

Mes të tjerash, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është pyetur edhe për debatin e saj virtual me opinionisten Zhaklin Lekatari, pak ditë më parë.

“Komunikimi mes meje edhe Zhakut mbetet diçka private, çka mundem të them është se ka pasur një agresivitet edhe ton të ashpër edhe ofendime ose komentimi i karrierës time që mu duk qesharak”, tha Nita.

Kjo erdhi pasi Nita bëri një reagim publik pas një statusi që Zhaklina publikoi në Twitter nga Beogradi, ku shkruante ndjehej “e sigurt” atje.

E pyetur se nëse i erdhi keq që Zhaklin e quajti pseudo-artiste, Nita tha se nuk i bëri fare përshtypje një gjë e tillë.

“Nuk më bën përshtypje kur një person e vlerëson karrierën time, është veç një person”, deklaroi Latifi.

Nita ishte një nga banoret që qëndroi gjatë në shtëpinë e BBVA dhe arriti deri në gjysmëfinale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit