Rreperi i njohur, Stresi këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut pas fitores së BBV Kosova.
I njëjti së fundmi ka dhënë një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku ka sqaruar të gjitha gjërat.
Fituesi i Big Brother VIP Kosova u ngacmua edhe për gjëra të tjera e mes tyre edhe për jetën private.
Ai i pyet për raportin me ish-partneren e tij, Keisin, pasi e përmendi vazhdimisht gjatë BBVK-së.Në pyetjen se me kë nuk do të martohej kurrë, artisti përmendi gazetaren Zhaklin Lekatari.
Megjithatë, 36-vjeçari nuk dha ndonjë arsye konkrete në lidhje me këtë apo përse bëri një deklaratë të tillë.