5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të disidentëve rusë

Kryesoret

Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmimin e mundshëm të disidentëve rusë në Berlin, pasi një gazetar dhe aktivist raportoi probleme shëndetësore, pas një takimi të disidentëve në kryeqytetin gjerman, në muajin prill, tha policia gjermane, raporton AFP.

“Hetimi është në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës i policisë së Berlinit për AFP-në, duke konfirmuar raportin e gazetës gjermane Die Welt.

Pas një takimi të disidentëve rusë në Berlin, më 29 dhe 30 prill, dy pjesëmarrës shfaqën probleme shëndetësore, njoftoi këtë javë një agjenci e mediave hulumtuese ruse.

Takimi u organizua nga ish-oligarku i mërguar dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Një nga pjesëmarrësit, gazetar që u largua së fundmi nga Rusia, përjetoi simptoma të paspecifikuara gjatë ngjarjes dhe tha se ato mund të kenë filluar më herët.

Atij iu desh të trajtohej në Spitalin universitar Charite në Berlin, ku edhe lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u trajtua nga helmimi, në gusht të vitit 2020, raporton AFP-ja.

Një tjetër pjesëmarrëse, Natalia Arno, drejtore e organizatës joqeveritare Fondacioni Rusia e Lirë në SHBA, ndjeu simptoma kur udhëtoi për në Pragë, pas takimit në Berlin./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit