Policia për mes një njoftimi zyrtar ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me monitorimin e qarkullimit rrugor nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë.
Sipas njoftimi të policisë si rezultat i monitorimeve gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara; 381 për mos vendosje të rripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policisë Rrugore gjatë 48 orëve të fundit kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit 39 drejtues mjetesh.