Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçari Arjan Gosa.
Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal. Sipas informacioneve viktima po pinte kafe me të atin kur një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit.
Pasi e ka qëlluar me një plumb në kokë, autori është larguar në këmbë.
Me vrap dhe me një qese në dorë, policia në kërkim të autorit të vrasjes në Kavajë
Ndërkohë është publikuar emri i autorit të dyshuar. Habib Rexha dyshohet se është autori i cili vrau 48-vjeçarin.
Një nga pistat ishte hakmarrja pasi pak muaj me parë vëllai i viktimës ishte konfliktuar me Altin Rexhën ku mbetën të vdekur të dy.
EMRI+FOTO/ Vrasja e Arjan Gosës, identifikohet autori i dyshuar
Me publikimin e emrit të autorit mësohet se ai është vëllai i Altinin dhe pista e hakëmarrjes merr akoma edhe më shumë kuptim.
E shkuara e errët e viktimës, hapet pistë e re hetimesh për vrasjen në Kavajë