“5Pyetjet.al” publikon fotot e momentit kur autori vrasjes në Kavajë niset për të ekzekutuar shënjestrën dhe më pas kur ikën me vrap nga vendi i ngjarjes.
Autori i dyshuar është Habib Rexha. Policia vendosi 10 mijë euro për cilindo që jep informacion për vendndodhjen e tij. 48-vjeçari Arian Gosa u qëllua dje për vdekje me armë zjarri nga Habib Rexha 31 vjeç.
Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha.