Zbulohen dhe asgjësohen 855 rrënjë kanabisi në Krujë. Operacioni u zhvillua nga skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, Forcës së Posaçme Operacionale Durrës dhe të FNSH, Tiranë.
Kontrollet janë zhvilluar në zona të pyllëzuara, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Autorët nuk janë gjetur.