Pasditen e sotme një furgon me nxënës ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Mësohet pas daljes nga rruga minibusi për pak sa nuk ka përfunduar në lumë ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Autobusi po kthehej nga Ohri në drejtim të Durrësit.
Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira.