Sali Berisha u shpreh sot se ka prova, foto, video dhe dokumente të manipulimit të zgjedhjeve të 14 Majit. Procesin, aty ku ka pasur ndërhyrje, tha se nuk do ta njohë. Megjithatë, më pas kaloi te faza e dytë e procesit, analiza që solli disfatën.
“Ka dyshime të forta që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive. Të themi që është ndërhyrë duhet ta faktojmë, por ka dyshime të forta. Algoritmi përcaktohet nga kompania nënë, e cila nuk mund të ketë kurrë interesa të ndërhyrë dhe të deformojë rezultatin në këtë apo atë vend.
Ekspertë të fushatës konfirmojnë se këto makineri këtë radhë nuk kanë qenë të sigurta. Ekspertët thonë se makineritë nuk kanë qenë të sigurta. Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Ato do të kundërshtohen, nuk do të pranohet rezultati i këtyre qendrave. Kjo përbën shkelje masive, flagrante të rezultatit.
Nuk do të pranohet një rezultat ku 870 mijë votues morën bonus. Kjo është piramidë blerje vote. Kemi filmime, foto, deklarata, etj dhe një raport serioz do të hartohet. Pas kësaj do të jetë faza e dytë e të gjithë veprimtarisë sonë. Përgjegjësi dhe transparencë” tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë.