Sali Berisha ka publikuar një video, e cila tregon sesi sipas tij është bërë ashiqare masakra elektorale edhe në prani të mediave nga komisionerët e PS-së në zgjedhjet e 14 majit.
Ish-kryeministri thotë se komisioneri e plotëson fletën e votimit në tavolinën e tij duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe ia jep votueses, e cila as nuk shkon në dhomën e fshehtë, por e palos dhe e fut në kutinë e votimit.
‘Votim pa dhomë të fshehtë. Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit edhe para mediave!’, shkruan Berisha në Facebook.