Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është përfshirë nga debati teksa po diskutohej për nivelin e pagave për drejtuesit dhe punonjësit.
Deputeti demokrat Edmond Spaho mori shembullin e Albcontrol, që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare. Sipas deputetit, në këtë institucion drejtuesi e ka rrogën më të lartë se Presidenti dhe ka keqmenaxhim.
“Abuzimi te shpenzimet është skandaloz. Po ju jap një shembull, xhakuzi, salep, masazhe, festa harbuese. Ja si shpërdorohen paratë. Rasti është me Albcontroll. Ju qeshni. Qeshni.
Nuk ka problem. Por në Albcontoll rrogat e drejtuesve janë disa herë më lart se presidenti, por ja si shpenzohen. Mund t’ju jap edhe shembuj të tjerë.
Deri tani është bërë kokrra e qejfit, kanë marrë sa kanë dashur. Ju keni shumicën dhe bëjeni, por nuk mund të ndodhë në një kompani që drejtuesi ta ketë rrogën më të lartë sesa Presidenti” tha Spaho.