Bleona Tafallari, një e re shqiptare që u arrestua në nëntor 2021 pasi akuzohej për vepra terroriste, është dënuar me 4 vite burg në Milano. Hetuesit në vendin fqinj kishin zbuluar në kohën kur Tafallari u arrestua se ajo ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”.
E reja gjithashtu ishte martuar me Përparim Veliçin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur.