-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Pasi morën votat pozitë dhe opozitë rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit!

Kryesoret

Rritjae rrogave me kapatpultë për deputetë dhe ministra, apo zyrtarë të tjerë shumë të lartë të administratës, jashtë një ngritjeje në po ato përmasa e pagave të të ghjithë atyre që punojnë, për pensionet dhe ndihmën sociale, është:
– e padrejtë, po se po,
– kur nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë, nxit gomarllikun, budallallikun dhe parazitizmin
– shtrenjton jetesën për të tjerët duke hapur hendeqe sociale që rrezik nuk janë në asnjë vend të botës
– krijon një shtresë që e përbuz popullin, ndërkohë që gjoja duhet të jetë në shërbim të popullit,
– nxit karrierizmin dhe përuljen ndaj shefave, dhe o burra, bëhuni deputetë, dhe në një farë mënyre me këto paga është që deputetët e opozitës blihen me parà
– dheeeeeeeeeeeeee, veç faktit që nxit emigrimin, si edhe krijon shpërpjestime, sepse në fakt kështu ai që merret me politikë është tre ose katër herë më i paguar se i paguari në një punë jashtë politike.
dheeeeeeee veç që është një turp kolektiv t’i rrisësh pagën vetes, dhe të krijosh kushte lluksi si në Edenin ku shtriqeshin dhe shtriheshin Eva me Adamin,
nxit bllokimin e trurit,
e mbi të gjitha, sikurse do ta kishte thënë shkrimtari im më i preferuar shqiptar, Jakov Xoxa, nxit përbuzjen që zbret nga lart poshtë, më shumë se është tani, ku shtresave të larta u vjen ndot nga populli,
por edhe nxit urrejtjen nga poshtë lart, që shprehet me përbuzje, arratisje, mosvotim, e gjithçka tjetër!
Turpi i madh është se pasi morrën votat, pozitë dhe opozitë, tani rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit